Real Madridi është futur së fundmi në garë për kapitenin e Manchester United, Bruno Fernandes. Mediat shkruajnë se gjigantët spanjollë po vlerësojnë seriozisht një lëvizje të mundshme për të afruar në Madrid, futbollistin portugez.
Jo vetëm kaq, pasi për mesfushorin portugez, ka interes edhe nga klube të Arabisë Saudite dhe Major League Soccer nga SHBA-ja. Megjithatë, vëmendja tani është e zhvendosur përsëri në Evropë, me Real Madridin që raportohet se po e monitoron situatën nga afër.
Operacioni mund të kryhet për një tarifë rreth 60 milionë euro, një shifër që konsiderohet shumë brenda mundësive financiare të Real Madridit.






