13.7 C
New York
Monday, November 3, 2025

Buy now

Real Madrid paguan sërish për Arda Guler – Fenerbahçe përfiton miliona

- Advertisement -

Rritja e Arda Guler nën drejtimin e Xabi Alonsos i ka kushtuar Real Madridit edhe 2 milionë euro të tjera. Sipas “AS” paraqitja e tij e 75-të me fanellën e “Los Blancos” ka aktivizuar një klauzolë të re në marrëveshjen e transferimit me Fenerbahçen.

Marrëveshja përfshin disa bonuse të bazuara në performancë dhe më e fundit kërkon që Real Madridi të paguajë 2 milionë euro shtesë sapo Guler të arrijë 75 ndeshje të zhvilluara.

Ende mbeten edhe dy klauzola të tjera aktive — një për 100 ndeshje dhe një tjetër për 125 — që do t’i shtonin edhe nga 2 milionë euro të tjera koston totale të transferimit.

Fenerbahçe ka përfituar tashmë 4 milionë euro nga arritjet e mëparshme të mesfushorit turk, përkatësisht në kufijtë e 25 dhe 50 ndeshjeve, me këtë të fundit të arritur në finalen e Kupës së Mbretit sezonin e kaluar.

 Arda Guler

Nën drejtimin e Alonsos, Guler është bërë një figurë kyçe. Ai ka luajtur në të gjitha 14 ndeshjet e Real Madridit këtë sezon, duke grumbulluar 929 minuta, me nëntë kontribute direkte në gola (3 gola dhe 6 asistime). Raporti i tij me Kylian Mbappe në sulm po bëhet gjithnjë e më i fortë.

Besimi i Alonsos te talenti turk daton që nga koha kur ai drejtonte Bayer Leverkusenin, kur kishte tentuar ta merrte Gulerin në huazim përpara shpërthimit të tij në Madrid.

Sot, në moshën 20-vjeçare, Guler është lojtari më i përdorur nën 21 vjeç në skuadër dhe përfaqëson simbolin e balancës së Real Madridit mes përvojës dhe rinisë.

Të ngjashme

Të fundit