Në një mbrëmje plot spektakël në klasiken e Championsit, Manchester City ka shkuar në pushim në “Santiago Bernabeu” në epërsi ndaj Real Madrid, me rezultat 2-1.
Në minutën e 28-të, Rodrygo zhbllokoi shifrat për Real Madridin, pas asistimit nga Jude Bellingham. Madrilenët u dukën më kërcënues në fillim, por City nuk u dorëzua: në minutën e 35-të, pas një këndore me prekje të duhur Nico O’Reilly barazoi rezultatin në 1:1.
Vetëm pak minuta më vonë, në minutën e 43-të Erling Haaland mori përgjegjësinë pas një penalltie të fituar, që u konfirmua pas rishikimit me VAR. Norvegjezi ishte i saktë, duke bërë që City të shkoi në dhomat e zhveshjes me epërsi 2:1.






