Pas zyrtarizimit të sulmuesit të talentuar brazilian, Endrick, tashmë Real Madrid duket se po përgatit planin për një tjetër afrim dhe është pikërisht ish-lojtari i tyre, Achraf Hakimi.
Marokeni, i cili aktivizohet në rradhët e francezëve të PSG ka luajtur në fillimet e karrierës së tij me “los galacticos”, përpara se të luante në rradhët e Borussia Dortmund dhe Inter.
Hakimi duket se e ka me dëshirë një rikthim në Madrid, pasi nga mediat mësohet se marokeni mund të pranojë dhe një ulje të lehtë të pagës, për të luajtur në rradhët e madrilenëve.