I krahasuar me “pleshtin”, Lionel Messi, “diamianti” i futbollit turk, Arda Guler është kthyer në objektivin e “gjigandëve” evropianë këtë merkato vere, me Real Madrid, Barcelona, Milan, Liverpool e shumë skuadra të tjera që kërkojnë shërbimet e 18-vjeçarit.
Megjithatë, sipas raportimeve më të fundit nga gazetari i mirënjohur i futbollit, Fabrizio Romano, “galaktikët” e Real Madrid janë shumë pranë transferimit të talentit turk, me madrilenët, që kanë ofruar plot 30 milionë euro për kartonin e Guler.
Pavarësisht se klazuola për Guler është vetëm 17.5 milionë euro, bordi i Real Madrid vendosi të ofrojë më shumë dhe mënyra e pagesës do të jetë 20 milionë euro bazë plus 10 të tjera bonus dhe jo vetëm kaq, pasi skuadra turke do të marrë 20% të shumës së transferimit të radhës së mesfushorit.
Ndërkaq, ndër të tjera raportohet se Guler do të udhëtojë drejt Spanjës ditën e nisërme, për të kryer fillimisht vizitat mjekësore e më pas për të nënshkruar kontratën me “mbretërit” e futbollit evropian. /abcnews.al/