28.5 C
New York
Friday, September 20, 2024

Buy now

Real Madrid fiton me “show”, Inter dhe Bayern marrin tre pikët, “fundoset” Manchester United (Video)

- Advertisement -

Real Madrid ka fituar mes golave ndaj Napolit me rezultatin 2-3. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-2. Të parët që kaluan në avantazh ishin italianët me Ostigard, ndërsa për spanjollët shënuan Vini Jr dhe Bellingham. Në pjesën e dytë, Napoli barazoi me Zielinski, por Real Madrid gjeti golin e tretë me një super gol të Valverde.

Inter dhe Benfica ishte një ndeshje me shumë raste nga të dyja skuadrat, por zikaltërit shpërdoruan më shumë. Golin e sfidës e shënoi Thuram, për t’i dhënë fitoren e parë skuadrës në grupe.

Bayern Munich ka mposhtur me përmbysje Copenhagen me rezultatin 1-2, ndërsa Arsenal është befasuar në Francë nga Lens me shifrat 2-1.

Manchester United është mposhtur nga Galatasaray me rezultatin 2-3, ndërsa PSV dhe Sevilla janë mbyllur në barazimin 2-2. United ndodhet në fundin e grupit aktualisht pa asnjë pikë. /Abcnews.al/

Shikoni golat e ndeshjes Copenhagen-Bayern M

Shikoni golat e ndeshjes Inter-Benfica

Shikoni golat e ndeshjes Napoli-Real Madrid

Shikoni golat e ndeshjes Lens-Arsenal

Shikoni golat e ndeshjes Man Utd-Galatasaray

Shikoni golat e ndeshjes PSV-Sevilla

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit