Real Madrid është një ndër skuadrat më të interesuara për shërbimet e yllit të AC Milanit, Franck Kessie.
Kessie do jetë pa kontratë në qershor dhe Milan ka dështuar ta bind për rinovimin e kontratës, gjë që nënkupton që është i lirë të nënshkruajë parakontratë me çdo skuadër përpos atyre italiane, transmeton lajmi.
Raportohet se presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka dërguar përfaqësues në Milan që të diskutojnë parakontratën me 25-vjeçarin.
Kessie që është duke marrë pjesë me Bregun e Fildishtë në Kupën e Afrikës, fiton rreth 1.8 milionë euro për vit, derisa ka qenë i lidhur edhe me Barcelonën.
Real Madrid nga ana tjetër e sheh Kessien si lojtari adekuat që të garojë për pozitat e titullarit.