Merkato e janarit mund të sjellë një nga befasitë më të mëdha të viteve të fundit.
Sipas mediave spanjolle, Chelsea po shqyrton mundësinë e një shkëmbimi të bujshëm me Real Madridin, ku në qendër të bisedimeve janë Vinícius Junior dhe Enzo Fernández.
Klubi londinez e sheh Viníciusin si përforcim ideal për repartin ofensiv dhe është i gatshëm të negociojë duke përfshirë mesfushorin argjentinas Enzo Fernández, një lojtar që pëlqehet prej kohësh nga drejtuesit madrilenë.
Real Madridi, nga ana tjetër, vazhdon të ketë si prioritet rinovimin e kontratës së Viníciusit, por interesi për Enzon mbetet real.
E ardhmja e të dy lojtarëve mbetet e hapur, ndërsa vera pritet të jetë vendimtare për të kuptuar nëse kjo “bombë” në merkato do të kthehet në realitet.






