13.8 C
New York
Monday, October 28, 2024

Buy now

Real Madrid anulon udhëtimin për në Paris, Vini Jr me gjasë nuk e fiton Topin e Artë

- Advertisement -

Real Madrid ka anuluar udhëtimin e të gjithë ekspeditës së tij në Paris për mbrëmjen gala të Topit të Artë, përfshirë Vinicius, gjë që lë të kuptohet se braziliani nuk do të jetë fituesi i çmimit prestigjioz.

Kështu bën me dije prestigjiozja spanjolle Marca në një publikim të saj.

Avioni i prenotuar nga Real Madridi ishte planifikuar të nisej nga aeroporti Adolfo Suarez de Barajas në orën 15:00, por klubi “mbretëror”, duke marrë parasysh informacionin që mori nga Parisi, ka anuluar ekspeditën në të cilën merrnin pjesë 50 persona.

Një surprizë e madhe që bën të qartë se Madridi tashmë ka informacionin se Vini Jr nuk është ai i zgjedhuri si futbollisti më i mirë në botë.

50 anëtarët që po udhëtonin për në Paris kishin qenë në Valdebebas që nga ora 14:00 dhe alarmet filluan të bien kur asnjë shpirt nuk lëvizi nga qyteti sportiv. Diçka e çuditshme po ndodhte në Ciudad Deportiva dhe nuk ishte gjë tjetër veçse lojtari dhe Madridi tashmë kishin filluar të kuptonin se ai nuk do të ishte protagonisti kryesor i galasë.

11 të nominuar dhe Rodrigo i preferuari

Real Madridi kishte 11 nominime për çmimet që France Football dhe UEFA japin sonte në Paris. Për Topin e Artë, përveç favoritit të qartë, Vinicius, ishin Jude Bellingham, Fede Valverde, Toni Kroos (në pension), Carvajal, Mbappé dhe Rüdiger. Ancelotti ishte ndër çmimet për trajnerin më të mirë, i cili pritet të shkojë për Luis De la Fuente.

Për trofeun Kopa që shpërblen të riun më të mirë, Arda Güler. Dhe për trofeun Yashin, Lunin. Asnjë nga këta lojtarë dhe familjet e tyre përkatëse nuk do të jenë në Paris, duke lënë pa shkëlqim galanë.

Favoriti i qartë për momentin është spanjolli Rodrigo Hernández, kampion me Spanjën i Eurokupës dhe MVP i turneut. Futbollisti spanjoll pati një sezon spektakolar, duke fituar edhe Premier League dhe FA Cup, ndonëse i mungonte qershia mbi tortë të Champions League, kompeticion nga i cili u eliminua nga Real Madrid.

Topi i Artë për Rodrigon, ende për t’u konfirmuar, do të shpërblente një lojtar që sezonet e fundit ka qenë vendimtar për Manchester Cityn dhe që dy vite më parë i dha klubit të tij Champions League me një gol në finale kundër Interit.

Pas dy sezonesh në nivelin më të lartë, bota e futbollit do ta shpërblente paraqitjen e tij spektakolare. Mesfushori do të bëhej gjithashtu spanjolli i dytë që fiton Topin e Artë, pas Luis Suárez.

Madridi dhe lojtari supozuan se Vinicius do të fitonte Topin e Artë dhe ky lajm ka qenë tronditës për madrilenët, të cilët e konsiderojnë padrejtësi që braziliani të mos shpallet futbollisti më i mirë në botë.

Këtë vit UEFA ka hyrë në organizimin e çmimit dhe brenda klubit të bardhë ka nga ata që besojnë se ka dëmtuar futbollistin brazilian. Këtë sezon u vlerësuan performanca individuale, performanca kolektive dhe Fair Play.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit