Real Betis dhe Francisco Roman Alarcon Suarez i njohur si Isco kanë arritur një marrëveshje për zgjatjen e kontratës së lojtarit. Kësisoji futbollisti do të jetë bardheblu deri në vitin 2027.
Ish-futbollisti i disa skuadrave spanjolle kishte mbërritur në Real Betis në korrik të vitit 2023.
“Që nga ardhja e tij, niveli i tij i performancës ka qenë i jashtëzakonshëm dhe ai është bërë një nga lojtarët kryesorë në skuadër”, ka shkruar skuadra spanjolle në faqen e saj.
Isco deri më tash ka luajtur njëzet e katër ndeshje zyrtare me Real Betis, ku ka shënuar tri gola dhe ka dhënë katër asistime.