Home Lajme Reagon zyrtari i MINT-it që s’e nënshkroi pranimin e grurit: Nuk e kam bërë unë incizimin, i kam respektuar rregullat

Reagon zyrtari i MINT-it që s’e nënshkroi pranimin e grurit: Nuk e kam bërë unë incizimin, i kam respektuar rregullat

0
Reagon zyrtari i MINT-it që s’e nënshkroi pranimin e grurit: Nuk e kam bërë unë incizimin, i kam respektuar rregullat

Hajrullahu i cili në incizime flet për presionet e mëdha për ta nënshkruar pranimin e grurit edhe pse mungonin 9 tonë, ka bërë të ditur se incizimet nuk i ka bërë ai. Ai ka thënë se nuk është as burimi i Nacionales.

Në një postim në facebook, Hajrullahu ka shkruar se nuk ka pasur asnjë qëllim ndaj asnjë zyrtari, por është kujdesur t’i respektoj rregullat dhe procedurat ligjore.

“Sot, është publikuar një video në mediumin Nacionale.com, si protagonist i asaj video jam Unë. Dua t’iu njoftoj se këto audio-incizime nuk kanë rrjedhur nga Unë, dhe i njëjti është bërë në hapësirat e MINT përkatësisht në njërën nga zyrat e Departamentit të Financave, duke mos qenë në dijeni që po ndodh një incizim i tillë, dhe Unë nuk jam burim i mediumit në fjalë. Kjo bisedë ka ndodhur përafërsisht në fund të korrikut të vitit 2022”, ka shkruar Hajruallahu.

“Me përgjegjësinë më të lartë morale dhe profesionale deklaroj se nuk kam patur kurrfarë qëllimi kundër asnjë zyrtari, por jam kujdesur për t’i respektuar procedurat ligjore”, thuhet në postimin e tij.

Reagimi i tij erdhi pas publikimit të incizimeve nga Nacionalja, të cilat shkaktuan shumë reagime.

Çfarë thuhet në incizime?

Pas aferës “Vaji”, gazeta Nacionale sjell ekskluzivisht incizime të reja në Ministrinë e Tregtisë së drejtuar nga Rozeta Hajdari. Kësaj radhe tema është e njëjtë, për blerjen e mallrave në rezervën shtetërore. Ndryshon vetëm produkti. Nga vaji, tash është afera “Gruri”.

Një certifikues me emrin Enver Hajrullahu ishte në hall të madh kohë më parë. Ai nuk po prantonte ta hidhte firmën në disa dokumente të cilat konfirmonin pranimin e grurit për rezervën shtetërore, pasi 9 tonë nga kontrata e nënshkruar po mungonin.

Edhe me probleme shëndetësore e duke u trajtuar në spital, Hajrullahu thirret në një takim në Ministrinë e Tregtisë e Industrisë për ta diskutuar këtë situatë. Aty, situata ishte “një llugë e madhe”.

Kështu të paktën e përshkruan vetë Enveri në incizimet që i ka publikuar gazeta Nacionale. Fillimisht ministrja Hajdari iu kap certifikuesit lidhur me faktin që ai nuk po e nënshkruante. E më vonë, pasi që Drejtori i Thesarit, Ahmet Ismaili, i jep të drejtë certifikuesit, Hajdari kapet me pjesën tjetër të stafit përfshirë sekretarin.

Enveri ishte i gatshëm ta lëshonte punën, e të mos e nënshkruante atë dokument. Këtu përmendet edhe drejtori i Thesarit tash guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, dhe drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti.

“Për mos me dalë jashtë, qe ku o sekretari unë du me vepru veç sipas ligjit. Ndaq përjashtomni, ndaq bëni çka doni. Prit ta thirri drejtorin e Thesarit, e ka thirr Ahmet Ismailin. Llugë u ba, si me kanë në Rusisë. Vështirë e kam pasë”, thuhet në këto incizime të publikuara nga Nacionale.

Fillimisht, drejtori i Thesarit i thotë ministres Hajdari se pagesa duhet të kryhet. Por pasi bisedon me certifikuesin Hajrullahu, guvernatori tash i Bankës Qendrore ndërron mendje.

“Duhet me u ba ajo pagesë drejtor. I thashë po ndërhyj po ta shpjegoj më gjerësisht. O bab u bo llugë. Për këtë punë tha qysh pe shpjegon certifikuesi, ju duhet me vlerësu punën e tij”, citohet t’i ketë thënë drejtori i Thesarit ministres në këto incizime.

E kjo ishte mollë sherri që ministrja Hajdari të kapet pastaj me stafin e saj.

“O sekretar qysh s’je përgjigj, e t’u kapen mes veti. Çka ka faj certifikuesi, plus njeri i sëmurë, ke thanë so i sëmurë”, thuhet aty.

Por, pse u përmend drejtori i AKI-së?

Në bisedë, certifikuesi Hajrullahu e përmend drejtorin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, dhe një mesazh që ai e ka dërguar.

“E u ndal ajo, plus drejtori i AKI-së po shkruan drejtpërdrejt (nuk kuptohet) – Edhe po i thotë, veç pak ministre për këtë punë qysh pe shpjegon certifikuesi jo që jeni duke i ba presion, por duhet me vlerësu punën e tij”, thuhet në incizime.

Certifikuesi i citon shpediterët të cilët thonë se nga gruri i ardhur, mungojnë 9 tonë sipas kontratës.

“Komisioni po thotë mungon qekaq. Te pranim-dorëzimi nuk ka pasur njerëz të ministrisë. Jo tha janë kanë doganierët. O Hafiz i thashë kryeministri i coj në burg 30 doganierë. Unë du me i pra raportet. Këta e kanë pranu vec që kanë ardhë në Kosovë, jo te anija. N’kontratë transportuesi ka pasur me i pru 10 mijë tonë, s’ka pasur me hup asnjë gramë. Shpediteri po thotë mungojnë 9 tonë, e ai po thotë mungojnë ma shumë”, thuhet në audio.

Exit mobile version