Lidhur me këtë rast të rëndë ka reaguar edhe vëllai i këngëtarit, Albini.
Ai ka deklaruar se ndihma e parë mjekësore i është dhënë në banesë, por ai nuk ka arritur të mbijetojë.
Sipas tij, deri tani dyshohet se shkak i vdekjes është bërë një arrest kardiak.
I tronditur dhe i shokuar nga lajmi, Albini tha se po shpresonin që informacioni që u erdhi nga Italia të mos ishte i vërtetë, por për fat të keq vdekja e tij u konfirmua.
I pyetur nëse më parë këngëtari ka pasur probleme shëndetësore, ai u shpreh se Shpati kishte pasur disa shqetësime të vogla në zemër, por jo diçka serioze.
Trupi i tij ndodhet ende në Itali, ndërsa pritet që në vijim të kryhen procedurat për ta sjellë pranë familjarëve.






