Ministrja e Arsimit, Shkencës, Arbërie Nagavci, ka njoftuar ministria do të ndaj mjete për prindërit e nxënësve në mënyrë që ato të shpenzohen për blerjen e librave.
Ndërsa, Shtëpia botuese Dukagjini ka njoftuar se kanë ofertuar më lirë se vitin e kaluar.
Në reagimin e tyre thuhet se për të transparencës, duan ta njoftojnë opinionin publik se në ofertimin që kanë bërë në Ministri, pavarësisht inflacionit dhe rritjes globale të çmimeve, kanë ofertuar me çmim më të lirë për rreth 4% krahasuar me vitin 2022.
Njoftim:
Kemi ofertuar më lirë se vitin e kaluar.
Shtëpia botuese “Dukagjini” është duke përcjellë me vëmendje diskutimin që është duke u bërë në raport me librat për filloristët.
Shtëpia jonë botuese, për hir të transparencës, dëshiron ta njoftojë opinionin publik se në ofertimin që kemi bërë në Ministri, pavarësisht inflacionit dhe rritjes globale të çmimeve, ne kemi ofertuar me çmim më të lirë për rreth 4% krahasuar me vitin 2022.
Megjithkëtë, shtëpia botuese “Dukagjini” do ta bëjë maksimumin që t`i përmbushë obligimet që dalin nga legjislacioni në fuqi.
Për shtëpinë tonë botuese, pajisja e fëmijëve me libra është prioritet mbi prioritetet.