Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka thënë se ata që tentojnë t’i normalizojnë rastet e pedofilisë nuk dallojnë nga ata që i bëjnë këto krime.
Haxhiu tha se përqeshja e pedofilisë vetëm sa do t’i shtojë rastet e tilla.
“Pedofilët dhe ata të cilët i normalizojnë e tallen me këto krime nuk dallojnë dhe aq.Relativizimi dhe përqeshja e pedofilisë, vetëm sa do ta rëndojë situatën dhe do t’i shtojë pedofilët e do ta normalizojë këtë krim!”- tha ajo.
Ajo dje e ka paraqitur një rast të dhunimit nëpërmjet rrjeteve sociale.
Ndaj postimit të saj ka ironizuar një qytetar të cilin ajo tha se do ta paraqes në polici.
Shkrimi i të parës së drejtësisë ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik.