-2.6 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Reagon Ridvan Berisha: Presidente ke ndërhy në rastin Pantiq, mirëupafshim në gjyq

- Advertisement -

Gazetari Ridvan Berisha nuk është tërhequr nga deklarata e tij se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndërhyrë në rastin e ish-policit, Dejan Pantiq.

Për këtë deklaratë, presidenca ka paralajmëruar padi ndaj gazetarit Berisha.

Po ashtu, Berisha ka shtruar pikëpyetje nëse “këtë veprim Osmani e ka bërë pa e informuar kryeministrin Kurti”.

“Ju e dini shumë mirë se keni ndërhy në rastin Pantiq dhe kështu u arritë edhe marrëveshja për heqje të barrikadave në veri të shtetit”.

“Nëse nuk e keni informuar kryeministrin Albin Kurti për këtë rast, atëherë ç’faj kam unë presidente Vjosa Osmani? Presidente, mirupafshim në gjyq”, ka shkruar Berisha në Facebook. 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit