28.1 C
New York
Saturday, July 12, 2025

Buy now

Reagon Prindon Sadriu: Vuçiq po i quan rrenca Presidentët Trump dhe Osmanin, për të vetëm Xi dhe Putin e thonë të vërteten

- Advertisement -

 

Sot, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i hodhi poshtë deklaratat e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani që Beogradi ka kërcënuar me përshkallëzim konflikti me Prishtinën.

Ndaj kësaj ka reaguar bashkëshorti i Osmanit, Prindon Sadriu, duke deklaruar se Vuçiq po i quan ‘‘gënjeshtarë presidentët Trump dhe Osmani’’.

Sadriu ka thënë edhe se për Vuçiqin, vetëm Xi, president i Kinës, dhe lideri rus Putini thonë ‘të vërtetën’.

‘‘Vuçiq i quan gënjeshtarë presidentët Trump dhe Osmani, pasi ata deklaruan se Presidenti Trump kohët e fundit parandaloi luftën e radhës të Serbisë kundër Kosovës. Për Vuçiqin, vetëm Xi dhe Putini thonë ‘të vërtetën’. Të tjerët? Gënjeshtarë. Rajoni ynë e njeh mirë: gënjeshtrat e Serbisë fillojnë në Beograd dhe përfundojnë në varreza masive’’, ka shkruar ai.

Ndryshe, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donal Trump, kohëve të fundit ka përmendur Kosovën dhe Serbinë në disa raste, duke thënë se ka parandaluar konflikt midis disa palëve. Këto deklarata të Trump i konfirmoi Osmani, duke thënë se ajo ka informacion se presidenti amerikan, e ka parandaluar një përshkallëzim të mundshëm të situatës së sigurisë.

Të ngjashme

Të fundit