Presidentja Vjosa Osmani e ka mirëpritur vendimin e Republikës së Kenias për ta njohur Ksoovën si shtet të pavarur dhe sovran.
Ajo thotë se kjo njohje është një dëshmi e mbështetjes së vazhdueshme për të drejtën e popullit të Kosovës për liri, pavarësi, sovranitet dhe integritet territorial. Njëkohësisht është edhe njohje e vuajtjeve të gjata e sakrificës shekullore të popullit të Kosovës për liri.
Presidentja thotë se përgjatë këtyre viteve, ka zhvilluar disa takime të rëndësishme me presidentin Ruto dhe në të cilat njohja e Kosovës ka qenë temë kryesore e diskutimeve.
“Presidenti Ruto vazhdimisht siguronte popullin e Kosovës se vendimi për njohje do te merret shpejt, bazuar në të drejten ndërkombëtare dhe në sakrificën e gjatë të popullit tonë”, thotë ajo..
Poashtu, Osmani ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuuar në këtë proces, por në veçanti edhe kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacollin për angazhimin e tij të vazhdueshëm.