6.3 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Reagon për herë të parë Gjiko, pas aktakuzave për përdhunim

- Advertisement -

Reperi i njohur kosovar, Asdren Gjikolli apo i njohur si Gjiko së fundi është përballur me një situatë jo edhe aq të mirë.

Reperi është akuzuar se ka dhunuar një të mitur në korrik të vitit 2015.

Gjiko ka pranuar një denoncim ku thuhet se reperi ka mashtruar dhe përdhunuar një 15 vjeçare.

Sipas aktakuzës reperi i ka premtuar të miturës se do ta bëj këngëtare dhe do ta angazhonte në videoklipe, gjithashtu se reperi e ka marrë të miturën në shtëpinë e tij, ku edhe i ka dhënë substanca narkotike.

Më pas ai ka abuzuar seksualisht mbi të miturën.

Pas gjithë këtyre akuzave, sot Gjiko ka vendosur të thyejë heshtjen dhe të reagojë ndaj akuzave që po përballet.

Reperi ka hedhur poshtë të gjitha akuzat, ku edhe i ka quajtur të pavërteta të sajuara.

“Gjatë këtyre ditëve, unë dhe familja ime jemi duke u përballur me një të pa-vërtetë të sajuar “, ka shkruar Gjiko.

Sipas tij ai nuk dhunuar askënd e lëre më një vajzë 15 vjeçare.

Reperi gjithashtu ka treguar se ka përgaditur dy paditë e para.

Përtej kësaj ai ka treguar se familja e tij janë në rregull dhe gjithashtu ai ka falenderuar të gjithë ata që i qëndruan afër në këtë situatë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit