Organizata e Veteranëve të Luftë së UÇK-së ka reaguar pas ndalimit të Igor Popoviq, ndihmësdrejtorit të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovë”.
Në një reagim të publikuar në Facebook, OVL e UÇK-së ka thënë se ky është mentaliteti i vartësve të Millosheviqit.
“Ky është mentaliteti i vartësve të Millosheviqit, që sot përfaqësohet nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ish-ministër i atij regjimi gjenocidal.
Çdo tentativë për të provokuar, për të njollosur UÇK-në dhe për të përdorur territorin e Kosovës për propagandë antikombëtare është e papranueshme dhe duhet ndalur me vendosmëri.
Ne, kategoritë e dala nga lufta, nuk do të heshtim ndaj fyerjeve që synojnë të fyejnë sakrificën për liri dhe gjakun e dëshmorëve dhe martirëve tanë” – thuhet në reagim.