Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas sulmit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Iranit.
Në një shkrim në rrjetin social “X”, ajo ka thënë se Republika e Kosovës qëndron krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të saj.
“Si gjithmonë, Republika e Kosovës qëndron në mënyrë të palëkundur krah Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj në mbrojtje të lirisë, paqes, sigurisë dhe stabilitetit.
Ne gjithashtu dënojmë fuqishëm sulmet e regjimit iranian kundër aleatëve tanë në Lindjen e Mesme. Do të vazhdojmë të mbështesim veprimet e ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë për t’i dhënë fund regjimit iranian dhe për t’i dhënë më në fund një shans lirisë dhe paqes” – ka shkruar Osmani.





