3.3 C
New York
Saturday, February 28, 2026

Buy now

Reagon Osmani: Erdhi ora e lirisë për popullin e Iranit, falë presidentit Trump

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas sulmit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Iranit.

Në një shkrim në rrjetin social “X”, ajo ka thënë se Republika e Kosovës qëndron krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të saj.

“Si gjithmonë, Republika e Kosovës qëndron në mënyrë të palëkundur krah Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj në mbrojtje të lirisë, paqes, sigurisë dhe stabilitetit.

Ne gjithashtu dënojmë fuqishëm sulmet e regjimit iranian kundër aleatëve tanë në Lindjen e Mesme. Do të vazhdojmë të mbështesim veprimet e ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë për t’i dhënë fund regjimit iranian dhe për t’i dhënë më në fund një shans lirisë dhe paqes” – ka shkruar Osmani.

Të ngjashme

Të fundit