Reagon Muharremi pasi VV-ja nuk shkoi në Komision për tarifat e rrymës: Si po ndihen ata 51% që i kanë votuar?

- Advertisement -

Njohësi i çështjeve politike, Shenoll Muharremi, ka reaguar pasi VV-ja nuk shkoi në mbledhjen e Komisionit për traifat e rrymës.

Postimi:

Erdhi edhe kjo ditë!

Deputetët e LVV nuk kanë shkuar në Komisionin për Ekonomi për tarifat e energjisë elektrike, në takimin me ZRRE, për energjinë, njësoret dhe importin me miliarda euro gjatë mandatit të fundit. Gjthashtu ZRRE nuk ka shku ne takim, ndoshta me instrukcionet e LVV-së!

Këto ditë gjithashtu LVV nuk e votuan propozimin në një komision tjetër për pyetje rreth masave për të ndihmuar qytetarët dhe bizneset nga kriza e naftës. Këto janë temat më me rëndësi aktualisht për Kosovën.

Kush është sot LVV?

Me këto veprime, LVV dhe Qeveria, shumica, po e sabotojnë shtetin, qytetarët dhe bizneset e Kosovës.

Si po ndihen sot 51% që i kanë votuar, e që nuk po i përfaqëson LVV kur janë në hall të madh?

Të ngjashme

Të fundit