Pas bastisjes së sotme në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) ka reaguar zyrtarisht, duke deklaruar se është në dispozicion të plotë të organeve të rendit dhe drejtësisë.
Në një reagim për Ekonomia Online thuhet se bashkëpunimi me institucionet hetimore ka qenë i vazhdueshëm që nga dita e parë, dhe se ministria mbetet e përkushtuar ndaj transparencës dhe llogaridhënies, duke theksuar rëndësinë e sundimit të ligjit në çdo veprim.
“Që nga dita e parë, jemi në dispozicion të organeve të rendit dhe drejtësisë, duke ofruar çdo informatë për secilin interesim të tyre, duke theksuar rëndësinë e sundimit të ligjit. Kemi bashkëpunuar ngushtë me këto institucione dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë, të udhëhequr nga parimet e transparencës dhe llogaridhënies,” kanë thënë zyrtarisht nga MBPZHR-ja për EO