11 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Reagon ministri Krasniqi, e quan racizëm largimin dhunshëm të vajzës së mitur nga kafiteria

- Advertisement -

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka reaguar pasi u publikua një video kur një vajzë nga komunitet shkon për të kërkuar lëmoshë te ministri i Bujqësisë, Faton Peci.

Por kamerieri i lokalit e largoi shpejt vajzën, duke ngjallur reagime të shumta.

Në mesin e këtyre reagimeve, të dielën erdhi edhe ai i ministrit nga komunitet, Elbert Krasniqi, i cili veprimin e quajti si racizëm.

“Ngjarja e fundit ku shihet qartë mënyra e vrazhdë se si largohet një fëmijë nga radhët e komuniteteve nga lokali pa asnjë arsye është shqetësuese dhe e papranueshme për të gjithë”, ka shkruar ai në Facebook.

“Unë, angazhohem çdo ditë që të luftohet dhe raportohet racizmi. Sjellje si këto nuk kanë vend në mesin tone”, ka thënë ai

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit