Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka ka reaguar pas përfundimit të takimit mes Kurtit dhe Vuçiq në Ohër.
Manxhuka duke komentuar reagimet ka thënë se vet-menaxhimi nuk është vetëqeverisje.
Ai tutje ka thënë se vetëm Vuçiqi dhe disa Tv-të tona, vet-menaxhimin e dëgjuan si Asociacion apo Zajednicë.
“Vetmenaxhimi nuk është vetëqeverisje. As Borrell nuk e tha, as në tekst nuk shkruan askund Asociacion a Zajednicë. Veç Vuçiqi dhe disa veshë në TV-të tona vetëmenaxhimin e dëgjojnë si Asociacion/Zajednicë. Kot nuk thonë dëgjon mendja e jo veshët.” – ka shkruar Manxhuka.