11.8 C
New York
Sunday, October 20, 2024

Buy now

Reagon Lushaku-Sadriu për dorëheqjen e Mehajt: Klima albiniane e padurueshme edhe për ministrat

- Advertisement -

Anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar pas dorëheqjes së ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Ajo në Facebook ka shkruar se klima siç shkruan ajo ‘albiniane’ e padurueshme edhe për ministrat.

“Jo vetëm dorëheqje, përgjegjësi”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Reagimi i plotë:

Ka shikuar si spektator, ministri i ardhur nga mërgata Mehaj, teksa kryeministri blente dronë që as në Kosovë s’mund t’i lëshonte; teksa kryeministri acaronte gjuhën ndaj KFOR-it; teksa i anulohej pjesëmarrja e ushtrisë sonë në Defender 23; teksa për punët në ministri pytej zëvendësministri. E për një të ulur në parada ushtarake, më mirë të dorëhiqesh.

Klima albiniane e padurueshme edhe për ministrat. Por, jo për ata që i shërbejnë kontratave njëburimore, shpenzojnë rezervat e shtetit pa procedurë e ambasadorëve skandalozë-milionerë.

Jo vetëm dorëheqje, përgjegjësi!

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=253158540862984&id=100085065205127&mibextid=Nif5oz

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit