23.6 C
New York
Friday, May 9, 2025

Buy now

Reagon Luiz Ejlli pas vendimit të Apelit: Drejtësia foli sërish dhe qartë, jam i pafajshëm

- Advertisement -

Këngëtari Luiz Ejlli ka bërë një reagim në rrjete sociale pas vendimit të Gjykatës së Apelit, në të cilin u shpall i pafajshëm.

Apeli kishte rrëzuar vendimin e Gjykatës së Fierit, në të cilën e kishte dënuar këngëtarin me 1 vit burg për falsifikimin e një deklarate noteriale.

“Pas një beteje të gjatë me padrejtësinë pas një vendimi që u bë titull portalesh dhe festë për disa, drejtësia foli sërish dhe qartë: jam i pafajshëm. Gjykata e Apelit e rrëzoi atë vendim absurd që më dënoi me një vit burg, jo sepse më dha një favor, por sepse e pa të vërtetën. Një të vërtetë që shumë më nuk e kërkuan kurrë, sepse nuk iu interesonte drejtësia por shkatërrimi”, tha Luizi në reagimin e tij, përmes një videoje në Instagram.

“E derisa unë luftoja për të mbrojtur emrin, jetën dhe të ardhmen teme kishte njerëz që qeshnin, kishte sy që ndriçonin nga lajmi i dënimit tem. Madje edhe thoshin që e mori atë që e meriton. Pikërisht sot deshta, është koha që këta njerëz ta ulin kokën, jo nga frika, por nga e vërteta, sepse kur e dëmton një njeri të pafajshëm, nuk fiton as drejtësia as morali, por veç urrejtja. Faleminderit drejtësisë që foli, faleminderit atyre që besuan në pafajësinë time”, potencoi tutje fituesi i BBVA 2.

Verdikti i Gjykatës së Apelit vjen pas pranimit të ankesës së bërë nga avokatët Arbër Hoxha e Dritan Metani, duke përmbysur kështu vendimin e Gjykatës së Fierit.

I pafajshëm u shpall gjithashtu edhe Fatmir Avdurramani, personi, për të cilin u pretendua që Luiz Ejlli ia hartoi deklaratën noteriale.

Të ngjashme

Të fundit