8 C
New York
Wednesday, January 1, 2025

Buy now

Reagon LDK-ja në Gjilan: Pas territ mbi 30-orësh tash është djegur edhe trafoja te organizimi “Nënaqësi n’fundvit”

- Advertisement -

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Gjilan ka reagauar në lidhje me problemet që kjo komunë po përballet tashe disa ditë. Mungesa e rrymës, deri në 30 orë, në fshatra e qytet, ka kulmuar sipas LDK-së, me djegien e trafos, bash te organizimi, “Kënaqësi n’fundvit”, duke veshtirësuar operimin e likaleve të gastronomisë aty.

“Në vend se t’u qëndrojë mbrapa për mbarëvajtjen e organizimit të gastronomisë e cila u quajt si “Kënaqësi n’fundvit”, pushteti i VV-së në Gjilan, duke u munduar të përfitojë për nevoja elektorale, këtë organizim e shndërroi faktikisht në Pakënaqësi n’fundvit.” – thuhet ndër të tjera në reagimin e LDK-së.

E plotë:

Pas mungesës së rrymës, ndizet trafo te organizimi i gastronomisë, Gjilani është i zemëruar me VV-në e cila shkaktoi Pakënaqësi n’fundvit!

Organizimin e grastronomisë në Gjilan po vazhdojnë ta përcjellin problemet e mëdha të funksionimit. Pas problemeve të përditshme me mungesën e rrymës deri në 30 orë në qytet e fshatra, sonte është djegur trafoja, duke ua pamundësuar operimin e duke shkaktuar irritim të pronarëve ndaj Ekzekutivit të Komunës për shkak të moskujdesit ndaj tyre.

Në vend se t’u qëndrojë mbrapa për mbarëvajtjen e organizimit të gastronomisë e cila u quajt si “Kënaqësi n’fundvit”, pushteti i VV-së në Gjilan, duke u munduar të përfitojë për nevoja elektorale, këtë organizim e shndërroi faktikisht në Pakënaqësi n’fundvit.

Ndoshta po i presin punëtorët nga Banglladeshi për të sanuar dëmet në këtë trafo.

Është e kundërta e proklamimit të funksionarëve të VV-së: Gjilani është i ZEMËRUAR me ta më shumë se kurrë!

Bashkë me faturat e shtrenjta të rrymës, vjen edhe terri e ftohti!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit