Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pasi u nominuar nga Lëvizja Vetëvendosje si kandidat për kryeministër.
Kurti ka reaguar pas këtij nominimi duke thënë se “do t’ju shërbej me punë dhe përkushtim”.
“Qytetarë të Republikës, mërgatë e dashur, anëtarë e aktivistë të Lëvizjes sonë, jam i nderuar për nominimin si kandidat për Kryeministër në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025. Do t’ju shërbej me punë dhe përkushtim, e do të qeverisim me nder e përulësi”, ka thënë Kurti. /Gazeta Express






