Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar sot për herë të parë në lidhje me afërn e Vajit dhe të Grurit në kuadër të Rezervave Shtetërore.
Reagimi i Kurtit ka ardhur pas aksionit të Policisë së Kosovës, ku janë arrestuar dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ai edhe afaristi Ridvan Muharremi.
Përmes një video, Kurti ka thënë se ka besim të plotë në ministren Rozeta Hajdari dhe në punën e saj.
“Nuk ka kurrfarë korrupsioni e keqpërdorimi. Unë kam besim të plotë në Ministren Rozeta Hajdari dhe në punën e saj. Pas luftës në Ukrainë, kur kishte krizë globale, ministria që ajo drejton, i ka blerë rezervat dhe i ka mbushur depot në një kohë kur të gjithë kufijtë ishin mbyllur e pothuajse të gjitha shtetet kishin ndaluar eksportin.” – ka thënë Kurti.