Home Lajme Reagon Komuna e Podujevës: Lajmi për arrestimin e disa inspektorëve është i pavërtetë dhe i porositur

Reagon Komuna e Podujevës: Lajmi për arrestimin e disa inspektorëve është i pavërtetë dhe i porositur

0
Reagon Komuna e Podujevës: Lajmi për arrestimin e disa inspektorëve është i pavërtetë dhe i porositur

Një lajm i cili ka qarkulluar pak kohë më parë në media rreth një aksioni të policisë në Podujevë, ku flitej për arrestimin e disa inspektorëve komunal në lidhje me rrënimin e vilave në Orllan, sipas Komunës së Podujevës është i pavërtetë dhe i porositur.

Reagimi i Komunës së Podujevës:

Lajmi i gazetës “Infokus” se në Podujevë janë arrestuar disa inspektorë komunal për rrënimin e villave në Orllan është i porositur dhe krejtësisht i pavërtetë.
Ky lajm tendencioz ka për qëllim dezinformimin e opinionit publik dhe zbrapsjen e Komunës së Podujevës karrshi atyre që tentojnë të shkelin mbi ligjin dhe të ndërtojnë pa leje duke e dëmtuar mjedisin përreth Liqenit të Batllavës.
Ne kërkojmë nga Gazeta “Infokus” të tërheqë këtë lajm përndryshe do të bëjmë Kallxim Penal në Prokurori për shpifje dhe do t’i denoncojmë tek Këshilli i Mediave të Shkruara

Exit mobile version