Ish-drejtori i Klan Kosova, Adriatik Kelmendi ka reaguar pasi ARBK-ja vendosi për ta suspenduar sërish certifikatën e biznesit të këtij mediumi.
Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Kelmendi ka përsëritur se “nuk do t’ia dalin”.
“Ata e kanë fuqinë e pushtetit, Ne e kemi pushtetin e fjalës! Ata i kanë motrat e vëllezërit për të imponuar, Ne i kemi mikrofonët për të informuar!” – ka shkruar ai.
Në fund, ai ka thënë si vijon: “Nuk do t’i lëmë, Nuk do t’ia dalin.”