-2.3 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Reagon Hajdari: Gjatë gjithë kohës si zyrtare publike e kam deklaruar pasurinë

- Advertisement -

Ministrja e Financave, Rozeta Hajdari, ka reaguar pas lajmit se Agjencia Kosovare kundër Korrupsionit ka ngritur kallëzim penal ndaj saj.

Të hënën gjatë ditës, Agjencia Kundër Korrupsionit ka dorëzuar kallëzim penal kundër ministres së Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari. Ajo dyshohet për mosraportim ose raportim të rremë të pasurisë.

Drejtori i AKK, Yll Buleshkaj i tha Gazetës Express se kallëzimin penal e kanë dorëzuar në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Por Hajdari thotë se për kallëzimin është njoftuar nga mediat. Tutje ajo thotë se i ka kryer të gjitha obligimet me kohë dhe deklarimet e saja gjenden në faqen zyrtare të AKK-së.

“Sot u njoftova nga mediat se Agjencia kundër Korrupcionit (AKK) ka dorëzuar kallëzim penal kundër meje për gjoja mos deklarim ose deklarim të pasaktë të pasurisë.  Gjatë gjithë kohës si zyrtare publike, unë kam përmbushur detyrimin ligjor për deklarim të pasurisë dhe deklarimet përkatëse ndodhen në faqen e AKK-së.”, shkroi ajo në një postim në Facebook. 

Sot u njoftova nga mediat se Agjencia kundër Korrupcionit (AKK) ka dorëzuar kallëzim penal kundër meje për gjoja mos…

Posted by Rozeta Hajdari on Monday, March 14, 2022

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit