Deputetja e zgjedhur e VV0së, Fitore Pacolli, ka thënë se burri i saj Ilir Dalipi nuk i ka përfituar 52 mijë euro.
Ajo thotë se bashkëshorti i saj ka qenë bashkëthemelues i organizatës “Defy Them”, por për disa vite nuk është pjesë e saj.
“Bashkëshorti im ka qenë bashkëthemelues i organizatës “Defy Them”, por ka vite që ai nuk është më pjesë e kësaj organizate. Kjo organizatë kulturore është themeluar me qëllim që të mbështesë komunitetin e artistëve të rinj, veçanërisht në fushën e muzikës rock dhe alternativës urbane.”
Ajo ka thënë se organizata ka përfituar mbështetje nga komunma e Prishtinës dhe MKRS përmes thirrjeve publike, duke ndjekur kritere të qarta ligjore që vlejnë për të gjithë.
““Defy Them” ka përfituar mbështetje nga Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Kulturës, përmes thirrjeve publike, duke ndjekur kritere të qarta ligjore që vlejnë për të gjithë. Komuna e Prishtinës, përveç subvencioneve, ka dhënë objektin publik në bashkëmenaxhim me organizatën. Është e rëndësishme të theksohet se kjo komunë nuk udhëhiqet nga Lëvizja VETËVENDOSJE!”
Reagimi i plotë:
𝐁𝐮𝐫𝐫𝐢 𝐢𝐦, 𝐈𝐥𝐢𝐫 𝐃𝐚𝐥𝐢𝐩𝐢, 𝐧𝐮𝐤 𝐢 ka 𝐩ë𝐫𝐟𝐢𝐭𝐮𝐚𝐫 𝟓𝟐 𝐦𝐢𝐣ë 𝐞𝐮𝐫𝐨.
Titulli që po qarkullon në disa portale ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐭𝐞𝐧𝐝𝐞𝐧𝐜𝐢𝐨𝐳, 𝐦𝐚𝐧𝐢𝐩𝐮𝐥𝐮𝐞𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐢 𝐪ë𝐥𝐥𝐢𝐦𝐬𝐡ë𝐦, 𝐣𝐨 𝐩ë𝐫 𝐭ë 𝐢𝐧𝐟𝐨𝐫𝐦𝐮𝐚𝐫 𝐩𝐮𝐛𝐢𝐤𝐮𝐧, por 𝐩ë𝐫 𝐭ë 𝐦ë 𝐬𝐮𝐥𝐦𝐮𝐚𝐫 𝐦𝐮𝐚 𝐩𝐞𝐫𝐬𝐨𝐧𝐚𝐥𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐩ë𝐫 𝐭ë 𝐧𝐣𝐨𝐥𝐥𝐨𝐬𝐮𝐫 𝐐𝐞𝐯𝐞𝐫𝐢𝐧ë 𝐊𝐮𝐫𝐭𝐢. Ky është një sulm politik dhe moral i ulët, i ndërtuar mbi insinuata të pavërteta, pa asnjë fakt ligjor apo etik.
Bashkëshorti im ka qenë bashkëthemelues i organizatës “Defy Them”, por ka 𝐯𝐢𝐭𝐞 𝐪ë 𝐚𝐢 𝐧𝐮𝐤 ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐦ë 𝐩𝐣𝐞𝐬ë 𝐞 𝐤ë𝐬𝐚𝐣 𝐨𝐫𝐠𝐚𝐧𝐢𝐳𝐚𝐭𝐞. Kjo organizatë kulturore është themeluar me qëllim që të mbështesë komunitetin e artistëve të rinj, veçanërisht në fushën e muzikës rock dhe alternativës urbane.
“Defy Them” ka përfituar mbështetje nga 𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧𝐚 𝐞 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧ë𝐬 dhe 𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐚 𝐞 𝐊𝐮𝐥𝐭𝐮𝐫ë𝐬, përmes thirrjeve publike, duke ndjekur kritere të qarta ligjore që vlejnë për të gjithë. 𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧𝐚 𝐞 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧ë𝐬, përveç subvencioneve, ka dhënë 𝐨𝐛𝐣𝐞𝐤𝐭𝐢𝐧 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤 𝐧ë 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤ë𝐦𝐞𝐧𝐚𝐱𝐡𝐢𝐦 𝐦𝐞 𝐨𝐫𝐠𝐚𝐧𝐢𝐳𝐚𝐭ë𝐧. Është e rëndësishme të theksohet se kjo komunë 𝐧𝐮𝐤 𝐮𝐝𝐡ë𝐡𝐢𝐪𝐞𝐭 𝐧𝐠𝐚 𝐋ë𝐯𝐢𝐳𝐣𝐚 𝐕𝐄𝐓Ë𝐕𝐄𝐍𝐃𝐎𝐒𝐉𝐄!.
A paskam ndikim edhe në institucionet që nuk i udhëheq LVV? Sulmet ndaj meje janë absurde dhe tregon qartë tendencën dashakeqëse për të më sulmuar me çdo kusht.
Organizata “Defy Them” 𝐧𝐮𝐤 ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐩𝐫𝐨𝐧ë 𝐩𝐞𝐫𝐬𝐨𝐧𝐚𝐥𝐞 𝐞 𝐚𝐬𝐤𝐮𝐣𝐭, është një hapësirë kolektive ku kanë gjetur mbështetje 𝐝𝐡𝐣𝐞𝐭ë𝐫𝐚 𝐚𝐫𝐭𝐢𝐬𝐭ë 𝐭ë 𝐫𝐢𝐧𝐣, janë realizuar albume, koncerte, janë dhënë mësime në instrumente dhe këndim, e është promovuar një skenë e tërë kulturore që më parë nuk kishte përkrahje institucionale. Të gjitha këto janë publike.
𝐃𝐞𝐟𝐲 𝐓𝐡𝐞𝐦 ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐢𝐧𝐬𝐭𝐢𝐭𝐮𝐜𝐢𝐨𝐧 𝐞𝐝𝐮𝐤𝐚𝐭𝐢𝐯 𝐪ë 𝐩ë𝐫𝐤𝐫𝐚𝐡 𝐭ë 𝐫𝐢𝐧𝐣𝐭ë 𝐭ë 𝐜𝐢𝐥ë𝐭 𝐬𝐡ë𝐫𝐛𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐢 𝐦𝐚𝐫𝐫𝐢𝐧 𝐩𝐚 𝐩𝐚𝐠𝐞𝐬ë. Por kjo nuk i intereson atyre që janë paguar për të ndërtuar një narrativë shpifëse. 𝐀𝐭𝐚 𝐧𝐮𝐤 𝐞 𝐝𝐮𝐚𝐧 𝐭ë 𝐯ë𝐫𝐭𝐞𝐭ë𝐧, 𝐝𝐮𝐚𝐧 𝐯𝐞𝐭ë𝐦 𝐬𝐮𝐥𝐦𝐢𝐧.
Çdo mbështetje apo përfitim që ka marrë bashkëshorti im si individ, është 𝐝𝐞𝐤𝐥𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫 𝐧ë 𝐝𝐞𝐤𝐥𝐚𝐫𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐞 𝐦𝐢𝐚 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞 𝐭ë 𝐩𝐚𝐬𝐮𝐫𝐢𝐬ë. Asgjë nuk është fshehur. 𝐍ë𝐬𝐞 𝐝𝐨 𝐭ë 𝐤𝐢𝐬𝐡𝐚 𝐭𝐞𝐧𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐭ë 𝐟𝐬𝐡𝐞𝐡𝐣𝐚 𝐧𝐝𝐨𝐧𝐣ë 𝐭ë 𝐝𝐡ë𝐧ë, 𝐝𝐨 𝐭ë 𝐢𝐬𝐡𝐚 𝐞 𝐩𝐚𝐫𝐚 𝐪ë 𝐝𝐨 𝐭ë 𝐩ë𝐫𝐛𝐚𝐥𝐥𝐞𝐬𝐡𝐚 𝐦𝐞 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭ë𝐬𝐢𝐧ë. Por sot, nuk ka 𝐚𝐬𝐧𝐣ë 𝐟𝐚𝐤𝐭, 𝐚𝐬𝐧𝐣ë 𝐤𝐚𝐥𝐥ë𝐳𝐢𝐦 𝐩𝐞𝐧𝐚𝐥, 𝐚𝐬 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐣ë 𝐬𝐡𝐤𝐫𝐞𝐬ë 𝐪ë 𝐦ë 𝐩ë𝐫𝐦𝐞𝐧𝐝 𝐦𝐮𝐚 𝐧ë 𝐧𝐝𝐨𝐧𝐣ë 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐝𝐮𝐫ë 𝐥𝐢𝐠𝐣𝐨𝐫𝐞. E AS NUK DO TË KETË.
E gjithë kjo fushatë denigruese ndaj meje nuk është hulumtim. Kjo është 𝐢𝐧𝐝𝐮𝐬𝐭𝐫𝐢𝐚 𝐞 𝐬𝐡𝐩𝐢𝐟𝐣𝐞𝐬 𝐦𝐞 𝐩𝐚𝐠𝐞𝐬ë.. Ata që nuk mund të prodhojnë gazetari me vlerë, prodhojnë sensacion për qarkullim, dhe shpifin sepse 𝐬𝐡𝐩𝐢𝐟𝐣𝐚 𝐮 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐞𝐭 𝐦ë 𝐬𝐡𝐭𝐫𝐞𝐧𝐣𝐭ë. 𝐏𝐫𝐚𝐧𝐝𝐚𝐣 ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐤𝐭𝐡𝐲𝐞𝐫 𝐧ë 𝐢𝐧𝐝𝐮𝐬𝐭𝐫𝐢.
Ministria e Kulturës 𝐦𝐛ë𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭 𝐦𝐢𝐣ë𝐫𝐚 𝐢𝐧𝐝𝐢𝐯𝐢𝐝ë 𝐝𝐡𝐞 𝐨𝐫𝐠𝐚𝐧𝐢𝐳𝐚𝐭𝐚 në fusha të ndryshme si në art, trashëgimi, rini dhe sport, përfshirë 𝐧𝐣𝐞𝐫ë𝐳 𝐪ë 𝐣𝐚𝐧ë 𝐩𝐣𝐞𝐬ë 𝐞 𝐭ë 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐚 𝐩𝐚𝐫𝐭𝐢𝐯𝐞 𝐩𝐨𝐥𝐢𝐭𝐢𝐤𝐞, e 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐠𝐚𝐳𝐞𝐭𝐚𝐫ë 𝐭ë 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐚𝐯𝐞 𝐪ë 𝐞 𝐬𝐮𝐥𝐦𝐨𝐣𝐧ë 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐐𝐞𝐯𝐞𝐫𝐢𝐧ë 𝐝𝐡𝐞 𝐋𝐕𝐕-𝐧ë. Sepse parimi ynë është 𝐦𝐛ë𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐣𝐚 𝐦𝐛𝐢 𝐛𝐚𝐳ë 𝐦𝐞𝐫𝐢𝐭𝐨𝐫𝐞, 𝐣𝐨 𝐦𝐛𝐢 𝐩ë𝐫𝐤𝐚𝐭ë𝐬𝐢𝐧ë 𝐩𝐨𝐥𝐢𝐭𝐢𝐤𝐞.
Ata që sulmojnë me “llupë selektive”, që zgjedhin vetëm emra që u shërbejnë interesave të tyre politike, e jo të vërtetës, vetëm gazetarë nuk janë. Ata janë pjesë e një zinxhiri të shpifjes.
Të paktën le ta kemi të qartë: 𝐧𝐮𝐤 𝐦ë 𝐬𝐮𝐥𝐦𝐨𝐧𝐢 𝐬𝐞 𝐤𝐞𝐧𝐢 𝐠𝐣𝐞𝐭𝐮𝐫 𝐬𝐡𝐤𝐞𝐥𝐣𝐞, 𝐦ë 𝐬𝐮𝐥𝐦𝐨𝐧𝐢 𝐬𝐞𝐩𝐬𝐞 𝐧𝐮𝐤 𝐤𝐚 𝐚𝐬𝐧𝐣ë 𝐬𝐡𝐤𝐞𝐥𝐣𝐞.
Për këto shpifje, ashtu si për ato të mëparshmet, 𝐝𝐨 𝐭ë 𝐧𝐝𝐣𝐞𝐤 𝐫𝐫𝐮𝐠ë 𝐥𝐢𝐠𝐣𝐨𝐫𝐞. Çdo person dhe media që përhap shpifje dhe manipulime, do të përballet me 𝐩𝐚𝐝𝐢 𝐩ë𝐫 𝐬𝐡𝐩𝐢𝐟𝐣𝐞 𝐧ë 𝐠𝐣𝐲𝐤𝐚𝐭ë.