Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar pas vrasjes së Liridona Murselit.
Tashmë është konfirmuar se i arrestuar për përfshirje në rast, është bashkëshorti i saj Naim Murseli, si dhe një person tjetër.
Rama përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se rrerthanat e kësaj vrasje, e bëjnë rastin edhe më të rëndë e më të shëmtuar.
“Drejtësia duhet vendosur dhe të gjithë të përfshirët duhet të marrin dënimin meritor!” – ka shkruar tutje ai.
Postimi i plotë:
Vrasja e një gruaje nuk mund të justifikohet në asnjë mënyrë. Është një shkelje flagrante e të drejtës themelore për të jetuar.
Rrethanat në të cilat ka ndodhur kjo vrasje e bën edhe më të rëndë këtë rast, të shëmtuar e tragjik.
Drejtësia duhet vendosur dhe të gjithë të përfshirët duhet të marrin dënimin meritor!