Qeveria e Kosovës në një mbledhje të kabinetit qeveritar gjatë ditës së entje, i shpalli dy formacione ilegale serbe “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut” si organizata terroriste.
Në lidhje me këtë vendim deri tanë kanë reaguar ShBA-ja dhe Gjermania, të cilat treguan se Qeveria Kurti nuk është konsultuar me ta në lidhje me këtë vendim.
E njëjtë ka theksuar edhe Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.
“Mbretëria e Bashkuar nuk ishte e konsultuar [për vendimin]”, tha shkurt një zëdhënës i Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë.