Ministri Hekuran Murati sot ka qortuar publikisht deputeten nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi.
Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ministri Murati u acarua pas ndërhyrjeve të deputetes Dumoshi gjatë fjalimit të tij. I njëjti i kërkoi Dumoshit të ketë respekt për të tjerët brenda kuvendit.
Sipas ministrit kontributi i vetëm i Dumoshit që nga dita kur njihen është të ndërhyjë në fjalët e të tjerëve.
Për këtë ka reaguar deputetja e AAK-së. Albana Bytyçi, e cila tha përmes një postimi në Facebook se arroganca nuk ka vend në paralament dhe se është zhgënjyese që një ministër zgjedh sulmin para argumenteve, shkruan Insajderi.
“E patolerueshme dhe tejet e ulët sjellja e sotme e ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati kundrejt deputetes së LDK-së, znj.Vlora Dumoshi. Kjo arrogancë, nuk ka vend në Parlament dhe është zhgënjyese që një ministër zgjedh sulmin para argumenteve”.
Ajo tha se do të distancohet nga grupi i grave deputete derisa Murati të kërkojë falje për gjuhën e përdorur.
“Distancohem nga Grupi i Grave Deputete derisa të reagojë kryesuesja e këtij Grupi, Tinka Kurti dhe Z. Murati, të kërkoj falje për gjuhën e përdorur!”.