-4.8 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Reagon depueti i VV-së që iu punësua gruaja në UP: Ka kohë që ajo s’i ndjek këshillat e mia për karrierën

- Advertisement -

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka ka thënë se dorëhiqet nga pozita e deputetit nëse vërtetohet se ka ndikuar në punësimin e gruas në Universitetin e Prishtinës.

Të dielën është raportuar se gruaja e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje është punësuar duke ia marrë vendin një doktorante në Oxford.

“Ka kohë që rrugët profesionale i kemi ndarë me Yllkën që nuk ka ndjekur asnjëherë këshillat e mija për karrierën. Sa i përket aplikimit rutinor në UP dhe gjoja “ndikimit tim”, ju them me përgjegjësi të plotë që nëse gjeni vetëm një anëtar të komisionit apo këshillit/menaxhmentit që ka folur me mua për këtë çështje jam në gjendje të dorëhiqem nga secila pozitë publike. A jeni në gjendje që ta bëni të gjithë të njëjtën? Për të vemtin absurd që më duhet të kërkoj falje, është që nuk e kam “ndaluar gruan” të aplikoj në një pozitë që e mban nga viti 2018”, ka shkruar ndër tjerash në Facebook.

Shkurt e shqip dhe shumë sinqerisht, • Ndryshoni urgjent rregulloren e Universitetit të Prishtinës dhe le të kenë…

Posted by Fitim Uka on Sunday, July 17, 2022

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit