Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pas shkrimit të publikuar nga Gazeta Insajderi për keqpërdorimet në Minstrinë e Infrastrukturë
Deliu-Kodra kërkoi dorëheqje dhe përgjegjësi nga ministri Liburn Aliu.
“Atë që e kemi thënë dhe argumentuar disa herë deri sot, po e vërteton edhe raporti i auditorit. DORËHEQJE + PËRGJEGJËSI”, shkroi ajo.
![](https://insajderi.org/wp-content/uploads/2022/07/aaaaaaasss.png)
Gazeta Insajderi përmes qasjes në Dokumente Publike e ka siguruar raportin e plotë të Auditorit të Brendshëm të Ministrisë së Infrastrukturës, ku zbardhen keqpërdorimet në tenderin për mirëmbajtjen e dy autostradave që peshon mbi 16 milionë euro.