29 C
New York
Monday, July 28, 2025

Buy now

Reagon bashkëshortja e Lladrovcit: Sot, ata që i dolën kundër nuk e bëjnë sepse ai ka gabuar, por sepse ai nuk është i kapshëm

- Advertisement -

Shemsije Lladrovci, gruaja e kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i ka dalë në mbrojtje pas vendimit që Kryesia e PDK-së mori të mos e kandidojë edhe për një mandat për kryetar të Drenasit, raporton Scanner.

“Ramiz Lladrovci ,dëshmi e gjallë se atdhedashuria nuk është fjalë, por gjak, qëndresë dhe burrëri!”, ka shkruar ajo.

“Sot, ata që i dolën kundër nuk e bëjnë sepse ai ka gabuar, por sepse ai nuk është i kapshëm. Nuk është i shitshëm. Nuk u përkulet atyre që duan t’i lyejnë historinë tonë me bojë të huaj. Ai i mbetet besnik vetëm një flamuri , dhe një ideali, lirisë së pastër për Kosovën dhe kombin shqiptar”, ka shkruar Shemsije Lladrovci.

Postimi i plotë:

Ramiz Lladrovci ,dëshmi e gjallë se atdhedashuria nuk është fjalë, por gjak, qëndresë dhe burrëri!

Ka njerëz që flasin për Atdheun, por Ramiz Lladrovci është prej atyre që ka jetuar dhe jeton për të. Ai nuk ka pasur nevojë të bërtasë për t’u dëgjuar, sepse veprat e tij flasin vetë, në ilegale, në luftë, në diplomaci, në politikë e në udhëheqje.

Ata që i dolën kundër, e dijnë mirë se Ramiz Lladrovci nuk është produkt i pazareve politike, por i sakrificës së vërtetë. Ai është vëllai i dëshmorit Femi Lladrovci, një emër që e mban peshën e gjakut të derdhur për këtë tokë. Dhe këtë peshë nuk mund ta mbajnë as ata që i dalin kundër sot, nga kolltuqet e rehatshme, e as ata që flasin për kombin vetëm kur u duhet për votë, dhe për ineresa përsonale.

Koha e ka vërtetuar, Ramiz Lladrovci ka qenë aty kur është dashur burrëri, jo thjesht zë. Ka qëndruar në vijën e parë, në ditët më të errëta të popullit tonë, dhe ka folur e vepruar me dinjitet dhe trimëri kur të tjerët kanë zgjedhur heshtjen ose servilizmin.

Sot, ata që i dolën kundër nuk e bëjnë sepse ai ka gabuar, por sepse ai nuk është i kapshëm. Nuk është i shitshëm. Nuk u përkulet atyre që duan t’i lyejnë historinë tonë me bojë të huaj. Ai i mbetet besnik vetëm një flamuri , dhe një ideali, lirisë së pastër për Kosovën dhe kombin shqiptar.

Ramiz Lladrovci është ballëlartë për gjithqka që ka bërë për vendin e tij. Ai është vetë përgjigja. Dhe historia do të jetë gjithmonë në anën e atyre që kanë dhënë, jo të atyre që vetëm kanë marrë. Ai është një shembull për brezat që vijnë, se si ndërtohet një jetë me dinjitet dhe përkushtim ndaj kombit.
Përherë krenare dhe ballëlartë krah teje burrë!

Të ngjashme

Të fundit