6.7 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Reagon Bajrami për rastin në Ferizaj: E tronditur thellësisht, dënim meritor për dorasin

- Advertisement -

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar pas vrasjes së gruas në Ferizaj, ku dorasi dyshohet të jetë ish-bashkëshorti i saj.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ajo ka thënë se këto ngjarje janë bërë të shpeshta dhe nuk bën të injorohen.

“E tronditur thellësisht nga lajmi për vrasjen e një gruaje në Ferizaj. Sipas informatave që qarkullojnë po dyshohet se dorasi është ish-burri i saj, dmth. që kanë qenë të ndarë. Nuk i ka mjaftu ndarja i është dashur ta vrasë, i ka pengu ekzistenca e saj. Duhet me u zgju nga gjumi, këto ngjarje janë bërë tepër të shpeshta dhe nuk guxojmë me i injoru derisa të na trokasin në derë.”

Tutje, ajo ka kërkuar dënim meritor për dorasin.

“Dënim meritor për dorasin, masa preventive për krejt rastet e dhunës që janë të lajmëruara në sistem.” – ka shkruar Bajrami.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit