5.5 C
New York
Saturday, March 15, 2025

Buy now

Reagon Bajrami: Kurti premtoi ulje të çmimit të rrymës, por nën qeverisje të tij po rritet për herë të tretë

- Advertisement -

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar pasi që Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka propozuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 15%.

Bajrami përmes një postimit në Facebook, ka përkujtuar kohën kur kryeministri i tanishëm, Albin Kurti premtonte lirim të çmimit të energjisë.

Deputetja e LDK-së ka thënë se nën qeverisjen e Kurtit, çmimi i energjisë po rritet për herë të tretë.

“A ju kujtohet kur Albin Kurti premtonte lirim të çmimit të energjisë? Nën qeverisjen e tij, çmimi i energjisë po rritet për herë të tretë dhe tashmë ka kohë që është dyfishuar!

ZRRE ka propozuar rritje të tarifave për 15% nga data 1 Prill, por kjo nuk është rritja e vetme këtë vit. Me vendim të ZRRE-së, KESCO ka filluar procedurat për të detyruar që të dalin në treg të hapur të gjitha ndërmarrjet që punësojnë mbi 50 punëtorë ose që kanë qarkullim mbi 10 milionë euro.”

“Kjo do të thotë rritje e shumëfishtë e tarifave për këtë kategori konsumatorësh, pasi ata do të furnizohen kryesisht nga importi i energjisë. Kjo ngase KEK-u ka obligim që energjinë e prodhuar ta ofrojë fillimisht për KEDS dhe KESCO, duke i lënë bizneset e mesme dhe të mëdha në mëshirën e tregut të hapur dhe çmimeve më të larta.” – ka shkruar Bajrami.

Ajo tutje ka shpjeguar se çfarë ndikon rritja e çmimit në ekonominë.

“Çfarë do të thotë kjo për ekonominë?

Ngritje e shumëfisht e çmimit të energjisë për bizneset e mesme dhe të mëdha,

Efekte të rënda për bizneset, punëtorët dhe punëdhënësit dhe konsumatorët.” – ka shkruar ajo.

Ndër të tjera, Bajrami ka thënë se Qeveria për katër vite nuk bëri asnjë lehtësim për bizneset, përkundrazi ka rritë çmimin e energjisë.

“Qeveria për 4 vite nuk bëri asnjë lehtësim për bizneset, përkundrazi ka rritë çmimin e energjisë, ka rritë tatimin në pronë, mbledh tatimet nga ato dhe blen vota për të qëndruar në pushtet!

Liberalizimi i tregut duhet të ndodhë, por duhet gjetë mënyrën dhe kohën e duhur, përfundimisht tani as nuk është koha dhe as mënyra e duhur.

Poshtë politikat kundër bizneseve!” – ka shkruar Bajrami.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit