Home Lajme Reagon Avdullah Hoti, ky është urimi për presidentin Trump!

Reagon Avdullah Hoti, ky është urimi për presidentin Trump!

0
Reagon Avdullah Hoti, ky është urimi për presidentin Trump!

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka uruar presidentin e 47’ të Amerikës.

Zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshmuan standardet demokratike amerikane, modelit të demokracisë në gjithë botën.

Urime të përzemërta Presidentit Trump dhe Zëvendëspresidentit JD Vance për fitoren e tyre. Mbarësi e suksese në lidershipin e tyre në Shtëpinë e Bardhë në katër vitet në vijim.

Falënderime Presidentit Biden dhe Zëvendëspresidentes Harris për mbështetjen për Kosovën dhe gjithë shqiptarët gjatë katër viteve të fundit.

Populli i Kosovës është përherë krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Miqësia e përhershme e popullit të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është një nga shtyllat kryesore të shtetësisë sonë. Duhet të thellojmë marrëdhëniet e veçanta midis dy vendeve. Vetëm në koordinim dhe mbështetje nga Shtëpinë e Bardhë, Kosova lëviz sigurt drejt integrimit euroatlantik.

Zoti e bekoftë Amerikën!

Zoti e bekoftë popullin e saj!”

Exit mobile version