0.2 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Reagon Astrit Gashi pas eskalimit të situatës: Ky është kërcënim zyrtar

- Advertisement -

Analisti politik, Astrit Gashi, sonte në emisionin “Debat plus” në RTV Dukagjini, pat një përplasje gati fizike me ish të burgosurin politik, Afrim Cakën.

Caka iu drejtua Gashit duke i thënë se “i ke fjalët nga Serbia”. E për këtë Gashi bëri një reagim moralisht të lënduar nga ofendimi dhe akuza e këtij të fundit.

“Qysh i kam llafet e Serbisë?”, shpërtheu fillimisht Gashi ndaj Cakat, teksa shtoi edhe se “unë të kapi për fyti”.

Për këtë, Gashi ka reaguar edhe në profilin e tij në Facebook me anë të dy postimeve, ku ka thënë se kushdo që i thotë atij “ti je me Serbi”, do t’i reagojë njëjtë si Cakës.

“Po ju thom publikisht qe kushdo qe me thote ” ti je me Serbi” rujuni se ku te ju nxo kom me ju kap per fyti. Mas paku! Ky eshte kerrcenim zyrtar!”, shkruan ndër të tjera Gashi në profilin e tij në Facebook.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit