23.7 C
New York
Saturday, August 16, 2025

Buy now

Reagon ashpër ish-shoku i Gjestit ndaj tij: Ti ke për t’u bërë prind …

- Advertisement -

Konflikti mes këngëtarit Gjesti dhe ish-kompanisë së tij të distribuimit, për të drejtat autoriale dhe kontrollin e kanaleve ku publikohej muzika e tij, po bëhet gjithnjë e më publik. Pas akuzave të Gjestit, ka ardhur një reagim i ashpër nga Alberati, ish-shok i ngushtë i tij.

Në një postim të gjatë në InstaStory, Alberati i kujton Gjestit se sjellje të tilla i ka përsëritur edhe në të kaluarën me bashkëpunëtorë të ndryshëm, duke e akuzuar për gënjeshtra, mosmirënjohje dhe dëmtim të njerëzve që e kanë ndihmuar.

“Ti e paraqet veten sikur të gjithë të kemi bërë padrejtësi, por e vërteta është se njerëzit kanë qenë përkrah teje dhe të kanë ndihmuar” – nënvizon Alberati, duke i bërë thirrje t’u kërkojë falje të gjithëve, veçanërisht atyre që, sipas tij, janë detyruar të bëjnë veprime të gabuara për shkak të presioneve nga menaxhimi i artistit.

“Ti ke për t’u bërë prind. Ke për të vazhduar jetën edhe pa muzikë. Mendo edhe për të ardhmen e të tjerëve, jo vetëm për veten” – shkruan Alberati, duke shtuar se është turp të dëmtohen njerëzit e industrisë që punojnë natë e ditë për t’i mbajtur artistët në skenë.

Kjo nuk është hera e parë që Alberati e sulmon publikisht Gjestin. Gjatë kohës kur ky i fundit ishte pjesë e Big Brother VIP Albania, Alberati kishte dalë me akuza të rënda ndaj tij, duke e kthyer marrëdhënien e tyre në një temë të diskutuar gjerësisht në rrjet.

Të ngjashme

Të fundit