Kompania Artmotion sh.p.k ka reaguar pas vendimit për pezullimin e certifikatës së biznesit nga Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovës.
Në reagimin e tyre të publikuar në Facebook, Art Motion ka thënë se vendimi është marr pa asnjë bazë ligjore, dhe sipas tyre rrjedhimisht si i tillë është i kundërligjshëm.
“Të nderuar konsumatorë të Artmotion dhe bashkëpunëtorë. Ju njoftojmë që Artmotion ka pranuar Vendimin e Ministrisë së Ndërmarrësis, Industrisë dhe Tregtisë (“MINT”), i datës 22 qershor 2023, me anë të cilit shfuqizohet certifikata e biznesit e Artmotion. Artmotion ju siguron që veprimtarinë e saj e ka të regjistruar dhe e ushtron në përputhje të plotë me të gjithë kornizën ligjore të aplikueshme në Republikën e Kosovës, është një ndër operatorët më të mëdhenj në vend dhe këtë pozitë në tregun e shërbimeve të telekomunikimit e ka fituar me punë, përkushtim dhe dedikim maksimal të mbi 200 punëtorëve dhe qindra bashkëpunëtorëve të saj për më shumë së 15 vite. Përderisa, Vendimi i MINT për shfuqizimin e certifikatës së biznesit është marr pa asnjë bazë ligjore, rrjedhimisht si i tillë është i kundërligjshëm.” – thuhet në reagim.
Tutje Artmotion ka njoftuar se pas këtij vendimi do të shfrytëzoj të drejtën e saj të ankimimit në të gjitha instancat ligjore.
“Prandaj, Artmotion do të shfrytëzoj të drejtën e saj të ankimimit në të gjitha instancat ligjore, duke besuar fuqishëm që e drejta do të vërtetohet nga institucionet përkatëse dhe kjo çështje do të mbyllet sa më shpejt, në mënyrë që fokusi ynë kryesor të jetë rritja e nivelit të shërbime dhe natyrisht knaqshmërisë së konsumatorëve tonë me shërbimet tona.” – thuhet në reagim.
Artmotion ka njoftuar se do të vazhdojë të ushtroj veprimtarinë e saj me përkushtim maksimal.
“Rrjedhimisht, ju njoftojmë që Artmotion vazhdon të ushtroj veprimtarinë e saj me përkushtim maksimal the natyrisht do vazhdoj të ofroj të gjitha shërbimet e saja pa ndërprerje dhe me normalitet.” – thuhet në përfundim të njoftimit.