Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar pasi Gjykata Speciale refuzoi lirimin e përkohshëm për Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin.
Behrami ka kërkuar reagim të madh në Kosovë, duke kundërshtuar këtë proces.
Postimi:
ALARM! Krejt vëmendja në Hagë, ju lutem.
Ka plot persona që kanë përcjellur procesin e gjyqit në Hagë, që kanë shpresuar se krerët e UÇK-së mund të lirohen e të mbrohen në liri, pasi Prokuroria të përfundojë dëshmitarët e saj.
Edhe vet e kam pas një troh shpresë!
Refuzimi nga Paneli Gjyqësor është indikator dhe shenjë e qartë se Gjykata Speciale kundër krejt ligjeve dhe konventave ndërkombëtare do t’i dënojë krerët e UÇK-së.
Tani nuk ka më dilema, nuk ka më kalkulime!
Tani është koha që i madh e i vogël, me krejt fuqinë dhe mjetet demokratike, duhet të kundërshtojmë këtë proces politik me të vetmen kërkesë:
Gjyq fer, të pavarur dhe sovran