Presidenti i Federatës së Futbollit të Shqipërisë (FSHF), Armando Duka ka reaguar pas dënimit që UEFA ia shqiptoi me dy ndeshje moslojë futbollistit Mirlind Daku.
Daku u dënua nga UEFA për shkak të thirrjeve të tij ndaj serbëve dhe maqedonëve, gjest ky që i kushtoi me dy ndeshje moslojë.
Në lidhje me këtë tani ka reaguar i pari i FSHF-së, Armando Duka, i cili tha se futbolli është një lojë që i bashkon njerëzit dhe nuk duhet të tolerohen gjeste të tilla nga askush.
“Futbolli është një lojë, është loja më e bukur në botë, nuk ka asnjë lidhje, nuk duhet të pranojnë asnjë nga këto gjestet e tjera që bëhen qoftë nga Ballkani apo nga vendet e tjera”.
“Kushdo qofshin ata, shqiptarë, serbë, ne nuk i pranojmë që të përdorin lojën tonë për interesa tjera apo për të shfryer emocionet që nuk i takojnë futbollit”, ka thënë fillimisht Duka.
“Futbolli është shumë i bukur, futbolli është emocional, futbolli ka mision t’i bashkojë njerëzit, të krijosh sa më shumë miq dhe jo armiq”.
“Vërtetë një rezultat e fiton ose e humb, por në fund futbolli ka fituar dhe ti duhet të fitosh më shumë miq dhe njerëz”.
“Asnjë nga këto thirrje apo urrejtje raciste nuk duhet të kenë lidhje me lojën