Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka reaguar pas dështimit të seancës konstituive në Kuvendin e Kosovës.

Hargreaves përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka kërkuar që urgjent të fonksionoj Kuvendi i Kosovës dhe të formohet Qeveria.

“Më shumë se dy muaj pasi populli i Kosovës votoi në zgjedhje, 🇽🇰 ka nevojë urgjente për një Kuvend dhe qeveri funksionale. Populli ka të drejtë të presë që liderët e tyre politikë të punojnë së bashku për interesat kombëtare”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Kujtojmë se për herë të dytë ka dështuar seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Kryesuesi më i moshuar i Kuvendit i seancës konstituive, Avni Dehari, vendosi të shtyjë seancën pas 48-orësh.

Arsyen nuk e bëri të ditur, por vendimi u mor pasi i njëjti ftoi përfaqësuesit e partive politike në mungesë të kuorumit.

Në sallë, siç tha Dehari, ishin 100 deputetë

Seanca e rradhës është thirrur me 19 prill në ora 12:00.

Shpërndaje