Aleanca Kosovare e Bizneseve konsideron se iniciativa “Kosova bojkoton të gjitha supermarketet” është kontraprodukteve për ekonomi vendore dhe imazhi i keq për ne, pasi që kjo iniciativë është kopje e dështuar pothuajse në çdo vend tjetër dhe pa ndonjë efekt.
“Kosova posedon një rrjet model të marketave në Ballkanin Perëndimor dhe si te till janë duke u shtri në Kosovë, Maqedoni,Shqipëri dhe në Mal të Zi si konkurent kryesorë duke ofruar shërbime dhe produkte me çmime cilësore”, thuhet në reagim.
AKB kundërshton këto iniciativa të kopjuara dhe të dështuar nga disa shtete të Ballkanit.
“Konsumatorët janë mbret dhe si të till duhet vlerësuar nga bizneset kosovare me shërbime produkte kualitative dhe sasi të mjaftueshëm por duhet të din se Kosova ka importuar vitin e kaluar rreth 6.4 miliardë euro dhe tregu jonë diktohet nga çmimet e importuara. Ftesa më e mirë për konsumatorët kosovarë është të konsumojn produkte vendore Made in Kosova iniciativ e AKB-së nga viti 2003”, thuhet në reagimin e Aleancës Kosovare të Bizneseve.